Ajatollahu 'bëhet i gjallë' pas armëpushimit: Fjala 'dorëzohuni' është fyerje për Iranin

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 13:00 | Bota

Ajatollahu 'bëhet i gjallë' pas armëpushimit: Fjala

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka mbajtur fjalimin e parë pas shpalljes së armëpushimit me Izraelin, teksa nuk ishte shfaqur prej një jave live.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e tij, Khamenei thotë se SHBA-të "dështuan të arrinin ndonjë gjë domethënëse" duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Ai thotë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të asaj që kishte ndodhur.

“Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë”, thotë Khamenei, duke shtuar se kushdo që po dëgjonte mund të kuptonte se SHBA-të po i ekzagjeronin gjërat për të shtrembëruar të vërtetën.

“Ne sulmuam një nga bazat kryesore të SHBA-së në rajon, dhe këtu, ata u përpoqën ta minimizojnë dëmet”, thotë ai.

Ai thotë se Trump i bëri thirrje Iranit të “dorëzohet”, por komentet e tij ishin “shumë të mëdha për gojën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është një fyerje”, shton Khamenei, shkruan A2 CNN.

Ai shton se Donald Trump zbuloi aksidentalisht një të vërtetë, se amerikanët e kanë kundërshtuar Republikën Islamike të Iranit që nga fillimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos