Projekti për Sazanin, vajza e Presidentit Trump dhe Jared Kushner vizitë në Vlorë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 11:40 | Bota

Projekti për Sazanin, vajza e Presidentit Trump dhe Jared Kushner

Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump dhe Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.

Sipas mediave të huaja, ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë, shkruan A2 CNN.

Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Projekti për Sazanin, vajza e Presidentit Trump dhe Jared Kushner

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos