
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Anglinë Lindore, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe ka alarmuar autoritetet lokale.
Sipas shërbimeve të emergjencës, gjithsej 89 persona janë prekur nga incidenti. Fillimisht autoritetet kishin raportuar edhe një viktimë, por informacionet mbeten nën verifikim nga policia dhe ekipet hetimore.
Nga të dhënat e fundit, 11 persona ndodhen në gjendje shumë të rëndë, 22 të tjerë kanë marrë lëndime serioze, ndërsa 56 persona janë plagosur lehtë. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spitale për trajtim mjekësor.
Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes, ndërsa zona është izoluar për të lehtësuar punën e ekipeve të emergjencës dhe hetuesve hekurudhorë, shkruan A2CNN.
(A2 Televizion)