Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 17:49 | Bota

Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën Autosole, në seksionin midis Arezzos dhe Firences në Itali, duke lënë tre persona të vdekur.

Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur gjithashtu, me një prej tyre që ndodhet në gjendje tepër të rëndë, katër të tjerë në gjendje kritike dhe dhjetë prej tyre kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Aksidenti horror duket se është shkaktuar nga një kamion. Sipas dëshmitarëve, automjeti u përplas me makinat që prisnin në radhë për shkak të trafikut të dendur dhe më pas u përplas me një barrierë. Ai goditi një automjet tjetër të tonazhit të rëndë, një makinë që tërhiqte një karvan dhe një autobus turistik.

Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të

Një ambulancë nga Misericordia del Valdarno, që transportonte një pacient 75-vjeçar, u përplas me grumbullin e rrënojave dhe dy punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me pacientin ndërruan jetë.

Njëri nga stafi i ambulancës quhej Gianni Trappolini, tjetra është Giulia Santoni. Ata udhëtonin në pjesën e pasme të ambulancës së bashku me pacientin, Franco Lovari (75 vjeç), i cili gjithashtu vdiq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos