Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e Re, që besohet se është kthyer së fundmi nga Australia.
Inspektori detektiv Simon Harrison tha se 27-vjeçarja ishte akuzuar për keqtrajtim dhe neglizhencë ndaj një fëmije pasi vajza u gjet vetëm brenda një valixheje të dielën në orën 12:50.
Policia u thirr në një stacion autobusësh në Kaiwaka, 100 km në veri të Auckland, pasi shoferi u shqetësua për një çantë që lëvizte gjatë një ndalese pushimi. Çanta ishte ruajtur në një ndarje të veçantë bagazhesh nën sediljet e autobusit, të cilat shoferi i kishte ripaketuar.
"Kur shoferi hapi valixhen, ata zbuluan vajzën dyvjeçare. Vajza e vogël u raportua se ishte shumë e nxehtë, por dukej fizikisht e padëmtuar”, tha policia zelandeze.
Besohet se vogëlushja qëndroi në valixhe për rreth një orë. Detektivi i çështjes po ashtu deklaroi se fëmija është në spital duke iu nënshtruar një vlerësimi të gjerë mjekësor.
Nëna 27-vjeçare mbetet në paraburgim dhe do të paraqitet në gjykatë të hënën. (A2 Televizion)