Aksident me shkallët lëvizëse në Turqi, 11 të lënduar

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 18:24 | Bota

Aksident me shkallët lëvizëse në Turqi, 11 të

Të paktën 11 persona kanë përfunduar në spital me plagë të lehta pas keqfunksionimit të shkallëve lëvizëse në një metro në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në Izmir, ndërsa në një video të publikuar nga mediat turke duken qytetarët të cilët rrëzohen mbi njëri-tjetrin pasi shkallët ndryshojnë drejtimin e lëvizjes.

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe në dhjetorin e kaluar po në të njëjtën metro. Autoritetet kanë nisur një hetim për rastin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos