
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes "ndërmori veprime" për të çaktivizuar dronët që dyshohet se u përkisnin karteleve meksikane dhe kryen një inkursion mbi El Paso-n në Teksas, raporton A2CNN.
Tanimë është anuluar urdhri për mbylljen për 10 ditë të hapësirës ajrore të zonës.
“Kërcënimi është neutralizuar dhe nuk ka rrezik për udhëtimet tregtare në rajon”, shkroi Sekretari i Transportit Sean Duffy në X.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi të martën në mbrëmje që fluturimet hyrëse dhe dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i El Pasos të ndërpriteshin deri më 20 shkurt, duke shkaktuar tronditje dhe konfuzion midis banorëve vendas.
Agjencia tha të mërkurën në mëngjes se kufizimet ishin hequr dhe fluturimet mund të rifillonin.
Më herët përmes një postimi në "Facebook" Aeroporti Ndërkombëtar i El Pasos konfirmoi se të gjitha fluturimet ishin anuluar , "duke përfshirë aviacionin komercial, të mallrave dhe atë të përgjithshëm". (A2 Televizion)