Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i kundërpërgjigjet Hungarisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 13:35 | Bota

Akuzat për ndalimin e rrjedhjes së naftës, Ukraina i

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i është kundërpërgjigjur Hungarisë, pasi kjo e fundit tha se rrjedha e naftës ruse në vend ishte ndalur pas një sulmi ndaj një tubacioni nga Kievi.

“Ukraina ka sulmuar përsëri tubacionin e naftës që të çon në Hungari, duke i ndërprerë furnizimet”, shkroi ministri i Jashtëm i Hungarisë në një postim në rrjetin social ‘X’.

"Ky sulm i fundit kundër sigurisë sonë energjetike është skandaloz dhe i papranueshëm!", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Peter Szijarto akuzoi Brukselin dhe Kievin se “po përpiqen ta fusin Hungarinë në luftë” me Rusinë.

"Le të jem i qartë: kjo nuk është lufta jonë", shtoi ai, shkruan A2 CNN.

"Ne nuk kemi të bëjmë fare me të, dhe për sa kohë që ne jemi në krye, Hungaria do të qëndrojë jashtë saj", vijoi ai.

Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia

Duke iu përgjigjur postimit, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se "është Rusia, jo Ukraina, ajo që e filloi këtë luftë dhe refuzon ta përfundojë atë".

Andrii Sybiha tha se Hungarisë i është thënë "për vite me radhë" se Moska është një partnere e pabesueshme.

"Pavarësisht kësaj, Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia. Edhe pasi filloi lufta në shkallë të plotë", shtoi ai.

"Tani mund t'ua dërgoni ankesat dhe kërcënimet miqve tuaj në Moskë", përfundoi Sybiha, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos