Akuzohet për spiunazh, gjykata ruse dënon me 16 vite burg gazetarin amerikan

Nga Erjon Dervishi
19 Korrik 2024, 16:01 | Bota

Evan Gershkovich, gazetari i parë amerikan që u arrestua me akuzën e spiunazhit në Rusi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 16 vjet burg nga një gjykatë ruse. Të gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit, qeveria amerikane, gazeta dhe mbështetësit e tij e kanë denoncuar si një mashtrim.

Gjykata në Eekaterinburg shpalli vendimin e fajësisë dhe dënimin. Prokurorët vunë në dukje se Gershkovich mblodhi informacione sekrete me urdhër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së për një kompani që prodhon tanke për luftën e Rusisë në Ukrainë. Por autoritetet ruse nuk kanë ofruar kurrë ndonjë provë publike për të mbështetur pretendimet e tyre.

Gershkovich, 32 vjeç, u arrestua më 29 mars 2023, ndërsa ishte në një udhëtim raportues në qytetin e Maleve Ural të Eekaterinburgut. Autoritetet pretenduan, pa ofruar asnjë provë, se ai po mblidhte informacion sekret për SHBA-në dhe ia jepte CIA-s.

Arrestimi i gabuar i Evanit ka ishte i padrejtë dhe duhet të përfundojë tani”, tha në një deklaratë media amerikane, Wall Street Journal. “Edhe pse Rusia orkestron gjyqin e saj të turpshëm të rremë, ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të nxitur lirimin e menjëhershëm të Evan dhe për të deklaruar pa mëdyshje: Evan po bënte punën e tij si gazetar dhe gazetaria nuk është krim. Silleni atë në shtëpi tani”.

Dënimi i Gershkoviç shihet si një përpjekje për të zhvilluar një procedurë shkëmbimi me Shtetet e Bashkaura, ku përfshihen edhe të burgosur të tjerë. Për këtë çështje ja rënë dakord edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos