Alarmi bëhet serioz, tjetër rast me hantavirus, OBSH po shqyrton evakuimin e anijes turistike, 3 të vdekur

Nga Xhevahir Qardaku
5 Maj 2026, 12:03 | Bota

Alarmi bëhet serioz, tjetër rast me hantavirus, OBSH po shqyrton

Alarmi tashmë bëhet serioz. Dy raste të hantavirusit janë konfirmuar pasi tre persona vdiqën dhe një shtetas britanik u sëmur rëndë gjatë një shpërthimi të dyshuar të virusit në një anije turistike në Oqeanin Atlantik. Operatori i mjetit lundrues tha se një burrë dhe një grua holandeze, si dhe një shtetas gjerman, kishin vdekur, shkruan A2 CNN.

Hantavirusi zakonisht përhapet nga brejtësit nëpërmjet jashtëqitjeve, pështymës ose urinës së tyre. Mund të shkaktojë sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe deri më tani nuk ka një kurë konkrete. Ekpsertët theksojnë se ai transmetohet rrallë midis njerëzve, raporton A2 CNN.

Anija MV Hondius ndodhet aktualisht në brigjet e Kepit të Gjelbër dhe ka në bord 149 persona nga 23 vende të ndryshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton evakuimin e plotë të mjetit lundrues. Ishujt Las Palmas dhe Tenerife, në Spanjë, po konsiderohen si pika hyrëse për zbarkimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos