Ambasadori rus në SHBA komenton samitin e NATO: Shtroi rrugën për nisjen e luftës

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 07:10 | Bota

Ambasadori rus në SHBA komenton samitin e NATO: Shtroi rrugën për

“Samiti i NATO-s në Uashington e bëri të qartë se vendet aleate kanë marrë rrugën e përgatitjes për luftë".

Kështu deklaroi ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, duke shtuar se vendet anëtare të Aleancës po mobilizojnë burimet maksimale ushtarake për të ruajtur hegjemoninë e tyre në rënie.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Antonov pretendon se SHBA nuk dëshiron të kërkojë kompromise dhe do që Rusia të pranojë me butësi lëvizjen e makinës ushtarake të NATO-s drejt Lindjes.

NATO vulos dy garanci të forta për Ukrainën në samitin e saj në Uashington: Rrugën e pakthyeshme tashmë për anëtarësimin në aleancë dhe më shumë ndihma ushtarake e financiare.

40 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të Kievit deri në vitin e ardhshëm, përfshirë këtu avionët e luftës F-16 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte përgatitja e ushtrive të NATO-s për përballje të mundshme me armiqtë, mes tyre, Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos