"Irani vazhdon të ndërmarrë hapa në drejtimin e gabuar në lidhje me programin e tij bërthamor."
Ky ishte reagimi më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi raporti më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike zbuloi se Teherani po zgjeron më tej arsenalin e tij.
“Irani duhet të bashkëpunojë me IAEA pa vonesa të mëtejshme për të zbatuar plotësisht detyrimet e tij ligjërisht të detyrueshme. Ne mbetemi në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, theksoi zëdhënësi i departamentit, Matthew Miller. (A2 Televizion)