Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka sqaruar se Uashingtoni nuk dinte asgjë për vrasjen e liderit të Hamas.
Ai mohoi çdo pretendim të Iranit duke thënë se SHBA-të nuk janë përfshirë. Blinken nuk komentoi se çfarë ndikimi mund të ketë ky zhvillim në negociatat për armëpushim.
“Unë nuk do të spekuloj se çfarë ndikimi mund të ketë një ngjarje lidhur me bisedimet për armëpushim. Unë kam mësuar gjatë shumë viteve të mos spekuloj kurrë për këtë sepse thjesht nuk e dimë. Ajo që unë di është imperativi i qëndrueshëm për të arritur një armëpushim dhe ajo që di është se ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çdo ditë. Gjithçka që mund t'ju them tani është se mendoj se asgjë nuk e heq rëndësinë e arritjes së armëpushimit, që shkon dukshëm në interes të kthimit të pengjeve në shtëpi. Është qartazi në interes edhe të palestinezëve që po vuajnë tmerrësisht çdo ditë. Fëmijë, gra, burra në Gaza, të cilët kanë ngecur në këtë shkëmbim zjarri të filluar nga Hamas. Është thellësisht në interes të përpjekjes për t'i vendosur gjërat në një rrugë më të mirë, jo vetëm në Gaza, por në fakt në të gjithë rajonin, sepse situate është kaq shumë e lidhur me atë që po ndodh në Gaza tani.” (A2 Televizion)