Amerika po bën të pamundurën, Kushner: Rusia dhe Ukraina, ende larg një marrëveshjeje

Nga Denisa Pasholli
13 Shtator 2026, 12:38 | Bota

I dërguari special i presidentit Trump, dhëndri i tij Jared Kushner, flet një javë pasi takoi presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Zelenskin, në Moskë e Kiev. Kushner thotë se shefi i Kremlinit ishte shumë i qartë dhe e ka planin e tij se çfarë kërkon e çfarë synon nga Ukraina.

Nëse edhe Ukraina do të ishte gati ti kapërcente vijat e saj të kuqe, atëherë, është e qartë se do ta kishim gati një marrëveshje. Tani për tani, Ukraina nuk do ta bëjë këtë gjë.

Sigurisht që puna jonë si ndërmjetësues është sesi të gjejmë zgjidhje kreative, për të mos shkelur ambiciet e dëshirat e asnjërës palë dhe t’i ndihmojmë të arrijnë objektivat e tyre me qëllim që Rusia ti japë fund konfliktit me shpresën që të dy palët më pas, të punojnë për një kornizë të qartë, që kjo luftë, të mos ndodhë kurrë më.

Deklaratat Kushner i bëri një javë pas takimeve me dy liderët, teksa Putin edhe njëherë ka përsëritur ftesën për Zelenskin. Zëdhënësi I tij Peskov tha se nëse Zelenski dëshiron të flasë me Putin, mund të udhëtojë drejt Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos