Kërcënoi kushëririn për 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Gërdec

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 12:56 | Kronikë

Kërcënoi kushëririn për 300 mijë euro, arrestohet

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 mijë euro.

Sipas policisë në portën e banesës në Gërdec, familjari kishte gjetur një fishek dhe një letër me kërcënime për jetën. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi autorin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një celular.

56-vjeçari do të përballet me akuzat për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe mbajtje pa leje të armëve, eksplozivëve dhe municionit.

Njoftimi i policisë Vorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”.

Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.

Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos