Ukraina po konsideron uljen e mëtejshme të moshës së shërbimit në ushtri, nga 25 që është aktualisht në 18 vjeç.
Lajmin e publikoi një zyrtar i lartë i administratës amerikane, pasi Kievi është nën presion të vazhdueshëm për të rritur forcën e saj ushtarake, në luftë ndaj Rusisë, shkruan A2.
Rusët po avancojnë me ritme të shpejta në Ukrainë, duke siguruar vetëm në muajt e fundit, territor sa gjysmë e Londrës, sipas analistëve dhe blogerëve të luftës. Vetëm në muajin prill Presidenti Ukrainas Zelensky firmosi dhe kaloi në ligj, uljen e moshës për të shërbyer në ushtri, nga 27 në 25 vjeç. (A2 Televizion)