Policia britanike ka rritur gatishmërinë pasi po përgatitet për trazira të reja anti myslimane. Grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, duke nxitur protestuesit antifashistë të paralajmërojnë kundërprotesta.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar protestuesit se do të përballen me dënime të ashpra, teksa përpiqet të ndalë valën më të keqe të dhunës që Britania ka përjetuar në 13 vitet e fundit.
“Detyra jonë e parë është që të sigurohemi që komunitetet tona të jenë të sigurta”, tha ai gjatë një deklarate televizive. Në qyteza dhe qytete, grupe prej qindra protestuesish janë përleshur me policinë dhe kanë thyer dritare të hoteleve që strehojnë azilkërkuesit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, duke brohoritur “largohuni” dhe “ndalni anijet” si një referencë për arritjen në Britani të emigrantëve përmes anijeve të vogla. (A2 Televizion)