Anuloi udhëtimin në Dubai, Papa tregon sëmundjen nga e cila vuan

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 16:04 | Bota

Anuloi udhëtimin në Dubai, Papa tregon sëmundjen nga e cila vuan

Papa Françesku ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, pas lajmit për gripin dhe inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes që e preku ditët e fundit.

"Unë jam ende gjallë", tha Papa me shaka, duke shtuar se ai vuante nga "bronkiti shumë akut dhe infektiv. Faleminderit Zotit që nuk ishte pneumoni."  Bergoglio saktësoi se ai nuk ka më temperaturë por merr antibiotikë.

Për anulimin e udhëtimit për në Dubai, të kërkuar nga mjekët, ai shpjegoi se "aty është shumë vapë dhe kalon nga vapa në ajër të kondicionuar. Dhe në këtë situatë bronkiale nuk është e përshtatshme".

Këto deklarata Papa i bëri gjatë një auditori për kujdesin shëndetësor me pjesëmarrësit në seminarin "Etika në menaxhimin e shëndetit", ku nënvizoi marrjen e masave parandaluese në të mirë të shëndetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos