Kryeministri pakistanez tha të martën se ishte i gatshëm të ndërmjetësonte bisedimet mes SHBA dhe Iranit për ti dhënë fund luftës, një ditë pasi presidenti amerikan Trump foli për mundësinë e një marrëveshjeje. Në një postim në rrjetin social X, kryeministri Sheh-baz Sharif pohoi se Pakistani mirëpriste dhe mbështeste plotësisht përpjekjet për dialog.
“Me kusht që të ketë dakordësi nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani, Pakistani është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime kuptimplota dhe përfundimtare drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse,” tha ai. Një burim i qeverisë pakistaneze pohoi se diskutimet mbi një takim ishin në një fazë të avancuar dhe nëse ndodhin, mund të zhvillohen brenda një jave.
Po ashtu Turqia është ofruar të ndërmjetësojë mes SHBA dhe Iranit për rinisjen e bisedimeve bërthamore, por sipas një burimi, deri më tani nuk ka parë asnjë hap konkret lidhur me këtë.
Por New York Times pretendon se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, po i kërkon presidentit të SHBA, Donald Trump të vazhdojë të godasë Iranin, pasi sheh në këtë luftë një mundësi historike për të rikonfiguruar Lindjen e Mesme dhe për të dobësuar Republikën Islamike. (A2 Televizion)