
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka vlerësuar përpjekjet ndërmjetësuese të komandantit të ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, pas një takimi të zhvilluar në mëngjes.
Të dy liderët diskutuan “zhvillimet më të fundit lidhur me armëpushimin” midis SHBA-së dhe Iranit, si dhe “bashkëpunimin për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore”, sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare Tasnim News Agency.
Araghchi vlerësoi “qeverinë pakistaneze, veçanërisht Field Marshal Asim Munir, për vendosjen e armëpushimit dhe përfundimin e luftës”, si dhe ndau “pikëpamjet dhe konsideratat” e Iranit mbi këtë çështje, vijon deklarata.
Nga ana e tij, Munir “njoftoi gatishmërinë e vendit për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit deri në arritjen e një rezultati”, përfundon deklarata. (A2 Televizion)