
Çmimet e naftës kanë rënë pothuajse 15% dhe aksionet janë rritur ndjeshëm, pasi Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të bombarduar Iranin.
Tregjet kanë reflektuar pozitivisht pasi paqja u konfirmua dhe nga Irani që bën të ditur zhvillime pozitive për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2.
Nafta bruto Brent ra me 14.4% në 93.48 dollarë për fuçi, dhe kontratat e ardhshme për naftën bruto amerikane ranë me 14.7% në 96.27 dollarë për fuçi.
Megjithatë, çmimet mbeten shumë më të larta se sa ishin në fillim të luftës. Por, trendi aktual është në rënie dhe finalizimi i marrëveshjes mes SHBA-ve dhe Iranit mund të sjellë lehtësim në transportin detar dhe për pasojë ulje të çmimeve. (A2 Televizion)