“Armët pa ideologji janë thjesht hekura”, Kim Jong Un motivon ushtarët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 14:15 | Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se vendi ka bërë një hap të madh në ndërtimin e një ushtrie të fuqishme, por armët pa ideologji janë thjesht “hekura”, duke theksuar besnikërinë ndaj disa nga njësitë më elitare të ushtrisë, raporton media shtetërore të martën, shkruan A2 CNN.

Komentet e Kim vijnë në një kohë pasigurie politike në vend, me shumë nga më shumë se 10000 trupat e tij që po luftojnë për Rusinë kundër Ukrainës, të cilët thuhet se kanë pësuar humbje të mëdha.

Ndërkohë që Ushtria Popullore e Koresë (KPA) synon të bëhet ushtria më e fortë në botë, fokusi i misionit duhet të jetë “asgjë tjetër veçse avantazhet politike, ideologjike, shpirtërore dhe morale të ushtrisë së Partisë dhe popullit”, tha Kim.

Kim vizitoi shkollën ushtarake në Penian, terrenin e trajnimit për oficerët që më pas shërbejnë në aparatin politik të ushtrisë së fuqishme të vendit, me më shumë se 1 milion ushtarë aktivë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos