Një parlamentar ukrainas dhe zyrtarë të tjerë u arrestuan pasi agjencitë antikorrupsion në vend, zbuluan atë që e quajnë një skemë masive korrupsioni në blerjen e dronëve dhe sistemeve elektronike të luftës.
Në një deklaratë në rrjetin social X, presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se një ligjvënës, disa drejtues rajonalë, administrator dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare ishin ekspozuar për përfshirjen e tyre në skemë, ku përfshihen kontrata shtetërore me çmime 30 përqind më të fryra me frunizuesit.
Zelenski e bëri të qartë se do të ketë tolerancë zero ndaj korrupsionit në Ukrainë teksa falënderoi agjencitë për punën e tyre. Pavarësia e punës së agjencive kundër korrupsionit më vend u rivendos të enjten pas protestave mbarëkombëtare, shkruan a2 CNN.
Qeveria e Zelenskit përballej me kritika të fortë, pasi prezantoi një projektligj që do t’ia hiqte pavarësinë Byrosë kombëtare antikorrupsion dhe zyrës së prokurorit antikorrupsion, të njohura respektivisht si NABU dhe SAP.
Presidenti pretendonte se agjencitë duhet të pastroheshin nga ndikimi rus, dhe kërkonte t’i jepte prokurorit të përgjithshëm autoritetin se kush duhet të hetohej në raste të korrupsionit në nivel të lartë, transmeton A2 CNN.
Shumë e panë këtë lëvizje si nja hap prapa sa i përket luftës së korrupsionit që çoi ne protestat më të madhe antiqeveritare që prej nisjes së luftës. Zelenski ju bind zemërimit publik dhe prezantoi një projektligj të ri që u rikthente pavarësinë agjencive. (A2 Televizion)