
Agjencia hapësinore amerikane NASA realizoi me sukses nisjen e misionit historik Artemis II, duke shënuar rikthimin e astronautëve drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh nga epoka e programit Apollo.
“Njerëzimi ka treguar edhe një herë se çfarë jemi të aftë të bëjmë", tha astronauti kanadez Jeremy Hansen, në fjalët e tij të para pas nisjes së misionit.

NASA e cilësoi procedurën e nisjes së misionit si "të përsosur" dhe thotë se të gjithë astronautët po "janë në gjendje shumë të mirë".
Ky mision është i pari fluturim i drejtuar nga njerëz në kuadër të programit Artemis dhe përfshin një ekuipazh prej katër astronautësh, të cilët do të udhëtojnë rreth Hënës dhe do të kthehen në Tokë pas një misioni rreth 10-ditor.
Artemis II pritet të jetë themeli për misionet e ardhshme, përfshirë Artemis III, që synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës brenda kësaj dekade, duke hapur një kapitull të ri në historinë e eksplorimit njerëzor të hapësirës. (A2 Televizion)