
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, sipas një deklarate të bërë gjatë një interviste për Fox News.
Sipas raportimeve, në vend të saj pritet të emërohet përkohësisht Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, deri në një vendim të mëtejshëm për drejtimin e institucionit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se shkarkimi i Bondit ishte paralajmëruar më herët, pasi vetë Trump kishte diskutuar mundësinë e largimit të saj nga detyra.
Burime pranë zhvillimeve tregojnë se biseda mes tyre ka qenë e tensionuar, ndërsa Trump kishte lënë të kuptohej se Bondi nuk do të qëndronte gjatë në këtë post dhe se zëvendësimi i saj ishte çështje kohe. (A2 Televizion)