As vdekja nuk i ndau, të martuar prej 64 vitesh, ndërrojnë jetë me një orë distancë nga njëri-tjetri

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 18:19 | Bota

As vdekja nuk i ndau, të martuar prej 64 vitesh, ndërrojnë

Nga Ortisei në Trentino Alto-Adige të Italisë vjen dhe historia prektës e burrë e grua, të martuar prej 64 vitesh, të cilët vdiqën nga shkaqe natyrore m një distancë vetëm një orë larg njëri-tjetrit.

Christian dhe Maria Runggaldier , të lindur përkatësisht në 1935 dhe 1936, ishin të pandashëm dhe as vdekja nuk mund t'i mbante të ndarë.

Pas martesës, në vitin 1960, çifti pati pesë fëmijë, katërmbëdhjetë nipër e mbesa dhe tetë stërnipër. Çdo mëngjes, banorët e Ortiseit i shihnin ata duke ecur së bashku nëpër rrugë dhe duke shijuar kafen e tyre tradicionale në bar.

Pavarësisht disa sëmundjeve për shkak të moshës, të dy bënë një jetë të qetë. Deri në dhjetorin e kaluar, kur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua shpejt.

Më 17 dhjetor, pak para mesnatës  Christian dhe Maria shtrënguan duart për herë të fundit . Në të gdhirë 89-vjeçari ndërroi jetë i qetë në prani të fëmijëve të tij, vetëm një orë më pas e ndoqi gruaja e tij e dashur 88-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos