Një prodhues bombash dhe një kandidat presidencial, kush janë palestinezët më të shquar të mbajtur në burgjet izraelite?

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 17:19 | Bota

Një prodhues bombash dhe një kandidat presidencial, kush janë

Izraeli ka rënë dakord të lirojë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin.

Në këmbim, grupi militant do të lirojë pengjet që mori në sulmin e tyre të 7 tetorit 2023, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, besohet se ka mbi 10,000 palestinezë në burgjet izraelite dhe nuk ka një marrëveshje përfundimtare se cilët të burgosur do të lirohen.

Këtu janë disa nga figurat më të shquara që mbahen në burgjet izraelite, të cilët së shpejti mund të lirohen:

Nael Barghouti

Nael Barghouti ka kaluar 44 vjet i burgosur nga Izraeli - më shumë se çdo palestinez tjetër.

Ai njihet si “dekani” i të burgosurve palestinezë.

Barghouti u burgos për herë të parë në vitin 1978 për pjesëmarrje në një sulm që vrau një ushtar izraelit në Jerusalem. Në atë kohë, ai ishte anëtar i krahut të armatosur të Lëvizjes Fatah të Jaser Arafatit.

Një prodhues bombash dhe një kandidat presidencial, kush janë

Ai u lirua në vitin 2011 sipas një marrëveshjeje që bëri që më shumë se 1000 palestinezë të liroheshin në këmbim të Gilad Shalit, një ushtar izraelit i rrëmbyer nga militantët e Hamasit në vitin 2006.

Ai u martua menjëherë pas lirimit të tij në vitin 2011, por u arrestua sërish në vitin 2014 pasi u akuzua se kishte thyer marrëveshjen e lirimit.

Abdallah Barghouti

Abdallah Barghouti u dënua me 67 burgime të përjetshme në vitin 2004 nga një gjykatë ushtarake izraelite për përfshirjen e tij në një seri sulmesh vetëvrasëse në 2001 dhe 2002, ku vranë dhjetëra izraelitë.

Ai u akuzua për përgatitjen e eksplozivëve të përdorur në sulme, duke përfshirë një në një restorant në Jerusalem, ku u vranë 16 persona. Një grua shtatzënë dhe shtatë fëmijë ishin mes viktimave.

Marwan Barghouti

Një anëtar udhëheqës i lëvizjes Fatah, Marwan Barghouti shihej si një pasardhës i mundshëm i presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Ai krijoi emrin e tij si udhëheqës dhe organizator në të dyja kryengritjet e zhvilluara nga palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës që nga viti 1987.

Ai u arrestua në vitin 2002, u akuzua për orkestrimin e pritave me armë dhe sulme vetëvrasëse dhe u dënua me pesë burgime të përjetshme në vitin 2004.

Një prodhues bombash dhe një kandidat presidencial, kush janë

Ahmed Saadat

Saadat, udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), u akuzua nga Izraeli se urdhëroi vrasjen e ministrit izraelit të Turizmit Rehavam Zeevi në vitin 2001.

Sipas një marrëveshjeje me Autoritetin Palestinez në vitin 2002, Saadat doli në gjyq në një gjykatë palestineze dhe u burgos në një burg të Autoritetit Palestinez, ku u mbajt nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Ushtria izraelite e kapi atë në vitin 2006 dhe e akuzoi për përfshirje në një grup militant, tregti armësh dhe pjesëmarrje në sulme vdekjeprurëse.

Nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për vrasjen e Zeevit, por ai u dënua me 30 vjet burg në vitin 2008.

Një prodhues bombash dhe një kandidat presidencial, kush janë

Ibrahim Hamed

Hamed u arrestua në vitin 2006 në Ramallah dhe u dënua me 54 burgim të përjetshëm pasi u akuzua për planifikimin e sulmeve vetëvrasëse që vranë dhjetëra izraelitë.

Hamed, i cili kishte qenë në listën e kërkuar të Izraelit për tetë vjet përpara arrestimit të tij, ishte komandanti më i lartë i Bregut Perëndimor i brigadave Izz el Deen Al Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Ndërsa ishte i arratisur, Izraeli e ndaloi gruan e tij për tetë muaj dhe në vitin 2003 i shkatërroi shtëpinë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos