Alarm për një objekt të dyshimtë, evakuohet Konsullata Amerikane në Berlin

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 17:15 | Bota

Alarm për një objekt të dyshimtë, evakuohet Konsullata

Policia gjermane u thirr sot për të hetuar një letër të dyshimtë që kishte mbërritur në konsullatën amerikane në Berlin, dyshim që çoi në evakuimin e ndërtesës nga stafi i ambasadës.

Por alarmi u fik shpejt pasi policia lejoi hapje e zyrave pas hetimit. "Ishte një objekt krejtësisht i padëmshëm", tha një zëdhënës i policisë pas operacionit dy orësh, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Policia u njoftua për letrën e dyshimtë rreth orës 11:55. Seksioni i postës së konsullatës u evakuua dhe ekspertët nga Instituti i Hetimit Kriminal i Byrosë Shtetërore në Berlin ekzaminuan letrën, sipas policisë.

Punonjësit e departamentit të postës u urdhëruan të evakuoheshin dhe qasja në anën e ndërtesës ku ofrohet ai shërbim u bllokua.

Ndërtesa e ambasadës amerikane në Gjermani ndodhet në qendër të Berlinit, pranë portës ikonike të Brandenburgut, por shërbimet konsullore ndodhen në një aneks në lagjen jugperëndimore të Dahlem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos