Bashkimi Europian u dakordësua të premten të mbajë të ngrira për një kohë të pacaktuar, asetet e Bankës Qëndrore të Rusisë të mbajtura në Europë, duke hequr kështu një pengesë të madhe për përdorimin e parave për të ndihmuar Ukrainën të vetëmbrohet. BE kërkon të vazhdojë financimet për Ukrainën teksa përballet me agresionin rus, por për ta bërë këtë shtetet anëtarë synojnë të përdorin disa prej aseteve sovrane të Rusisë, të ngrira pas nisjes së luftës.
Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim u hodh të premten i cili parashikon që të mbaj të ngrira asetet me vlerë 210 miliardë në Europë, për sa kohë të jetë e nevojshme. Kjo lëvizje eliminon rrezikun që Hungaria dhe Sllovakia, të cilat kanë marrdhënie më tëmira me Moskën, të refuzojnë mbajtjen të ngrirë të aseteve në një moment të caktuar duke detyruar BE t’ia rikthejë paratë Rusisë. Synimi i Brukselit është të shfrytëzojë kohën për të bindur Belgjikën të mbështesë planin e BE për përdorimin aseteve ruse. shkruan A2 CNN.
Liderët e bllokut, pritet të takohen më 18 dhjetor për të finalizuar detajet e huasë për Ukrainën, dhe për të zgjidhur problemet e mbetura që përfshijnë garanci nga të gjitha qeveritë e BE për Belgjikën se nuk do të mbetet vetëm në rastin se padi të mundshme nga ana e Moskës do të rezultojnë të suksesshme.
Kryeministri hungarez Victor Orban paralajmëroi se vendimi i BE për të ngrirë pa afat asetet ruse mund t’i shkaktonte dëme të pariparueshme bllokut. Ai u zotua se dot ë bënte gjithçka të mundur për të rikthyer gjendjen e ligjshme, siç u shpreh.
Moska i ka cilësuar të paligjshme planet për përdorimin e aseteve me Bankën Qëndrore që ka njoftuar vendimin për të paditur bankën belge Euroclear, ku gjenden 185 miliardë euro asete të ngrira. (A2 Televizion)