Asgjë nuk po e ndalon Izraelin së godituri çdo shtet në Lindjen e Mesme. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Marlind Laçi, duke komentuar sulmet e fundit të Izraelit në Doha të Katarit që është një vend ndërmjetës i paqes dhe në Tunizi. Sipas tij kjo tregon se Izraeli po dhunon çdo të drejtë ndërkombëtare, ndërsa deklaratat e kryeministrit Netanjahu, sipas tij janë një lloj arrogance e shfrenuar.
“Në 24 orë goditi Tunizinë më pas Libanin, Gazën, më pas Sirinë dhe së fundmi Katarit që ka luajtur rol si shtet ndërmjetësues mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmi shprehu qartë Izraeli po dhunon çdo të drejtë ndërkombëtare. Dhunoi hapësirën katareze. Deklaratat e Netanjahut ishte një formë arrogance e shfrenuar e Njetanjahut që objektiv ishin dy udhëheqësit e Hamasit për të negociuar planin e paqes, të cilët shpëtuan. Shqetësuese është që Netanjahu ia del të godasë kudo në Lindjen e Mesme”.
Eksperti thekson se sulmi i djeshëm në Doha ishte një mesazh për popujt arabë dhe Turqinë që mund të godasë kudo.
“Netanjahu tashmë nuk po funksion si kryeministër, por si lider i një organizate terroriste se po godet vende që nuk kanë lidhje me konfliktin. Katari ka luajtur rol kyç për zgjidhjen e këtij konflikti por Netanjahu ia doli të godasë në zemër të Katarit në Doha, për t’i treguar popujve arabë dhe mesazh Ankarasë që unë mund të godas kudo”, tha Laçi në A2 CNN.
Me rezerva eksperti Laçi u shpreh edhe për rolin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, sipas të cilit nëse do të donte ta ndalonte dhunën izraelite, nuk duhet ta armatoste.
“Nëse SHBA do të imponohej siç duhej do ta kishin ndaluar gjenocidin në Gaza sulmi në Katar, se Katari është vend që ia ka dorëzuar hapësirën ajrore ushtrisë amerikane dhe presin mbrojtje, por kjo nuk rezultoi e tillë. Kjo nuk i shërben as SHBA dhe as reputacionit të Izraelit që është në rënie përditë, për shkak të dhunës që po përhap në Lindjen e Mesme. Po të kishin dëshirë ta ndalonin nuk do ta armatosnin”.
(A2 Televizion)