Presidenti i Palestinës dhe Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka folur ditën e sotme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një lidhjeje live.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se fjalimi i tij është përqendruar te situata në Gaza dhe kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.
Sot, rreth 700,000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, shkruan A2 CNN.
"Qeveria ekstremiste izraelite vazhdon të zbatojë politikat e saj të vendbanimeve... e fundit ishte plani i ndërtimit për E1, i cili do ta ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë dhe do ta izolonte Jerusalemin e pushtuar nga rrethinat e tij, si dhe do të minonte opsionin e zgjidhjes me dy shtete, në një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit", tha mes të tjerash Abbas.
Ai paralajmëron gjithashtu për "terrorizmin e kolonëve", përcjell A2 CNN.
Abbasi shton: “Ata djegin shtëpitë dhe fushat, shkulin pemët dhe sulmojnë fshatrat, si dhe sulmojnë civilë palestinezë të paarmatosur. Në fakt, ata i vranë ata në mes të ditës nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.”
Ai ngre gjithashtu çështjen e sulmeve ndaj vendeve fetare të krishtera. (A2 Televizion)