"Ata na kanë vjelë prej vitesh", Trump: Nuk kam në plan të flas me liderin e Kinës

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 14:43 | Bota

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se SHBA po takohen me shumë vende, përfshirë Kinën, për marrëveshjet tregtare dhe prioriteti i tij kryesor me Kinën ishte sigurimi i një marrëveshjeje të drejtë tregtare.

Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se nuk kishte në plan të fliste me presidentin kinez Xi Jinping këtë javë, por zyrtarët amerikanë po flisnin me zyrtarët kinezë për një sërë gjërash të ndryshme.

I pyetur nëse ndonjë marrëveshje tregtare do të shpallet këtë javë, Trump tha se kjo mund të jetë "shumë mirë", por nuk dha detaje.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se nuk priste të arrinte një marrëveshje me disa vende, por në vend të kësaj mund të "vendoste një tarifë të caktuar" për ata partnerë tregtarë në dy deri në tre javët e ardhshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos