"Ata na kthyen shpinën”, Shtëpia e Bardhë: Trump do diskutojë tërheqjen nga NATO me Rutte-n

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 23:29 | Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, beson se NATO-ja "u testua dhe dështoi" gjatë luftës në Iran. Kështu bëri me dije sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke ndarë një citat të drejtpërdrejtë nga Trump përpara takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë. Ajo përmendi gjithashtu se Trump do të diskutojë me Rutte mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO.

"Kam një citat të drejtpërdrejtë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe do ta ndaj me të gjithë ju: 'Ata u testuan dhe dështuan'. Dhe do të shtoja se është mjaft e trishtueshme që NATO ia ktheu shpinën popullit amerikan gjatë gjashtë javëve të fundit, kur është populli amerikan ai që ka financuar mbrojtjen e tij. Siç e dini, presidenti Trump do të takohet me Sekretarin Mark Rutte pas disa orësh në Shtëpinë e Bardhë dhe e di që ai mezi pret të zhvillojë një bisedë shumë të sinqertë me të. Pra nwse dalim ose jo nga NATO, wshtë diçka që presidenti e ka diskutuar dhe mendoj se është diçka që presidenti do ta diskutojë pas disa orësh me Sekretarin e Përgjithshëm Rutte dhe ndoshta do të dëgjoni direkt nga presidenti pas atij takimi më vonë këtë pasdite", u shpreh ajo.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos