Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti Donald Trump do të dërgojë zëvendëspresidentin JD Vance dhe negociatorë të tjerë të lartë në Pakistan për bisedime të ndërmjetësuara me Iranin këtë fundjavë, që synojnë të vendosin një armëpushim të përhershëm.
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt konfirmoi pjesëmarrjen e SHBA-së në bisedime, të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke filluar të shtunën në mëngjes sipas kohës lokale. Vance do të shoqërohet në Pakistan nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.
Leavitt hodhi poshtë raportet e medias nga Irani se kishte mbyllur përsëri ngushticën e Hormuzit në përgjigje të bombardimeve të intensifikuara të Izraelit ndaj objektivave në Liban, duke deklaruar se ndërmarrja e një veprimi të tillë do të ishte "krejtësisht e papranueshme".
Trump, tha ajo, "dëshiron ta shohë ngushticën të rihapet menjëherë pa kufizime dhe kjo është diçka që ne do t'i detyrojmë ata ta zbatojnë". (A2 Televizion)