"Ato i kemi të humbura", ushtarët ukrainas: Rusia vijon të zvarritet

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 18:21 | Bota

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas të cilët në prononcimet për Reuters theksojnë se ushtria ruse është në rigjenerim dhe nuk do të ndalet derisa të marrë pjesë të rëndësishme të vendit.

Ushtarët e Brigadës së 58-të thanë se nuk e mbështesin shkëmbimin e territorit me Rusinë për hir të një zgjidhjeje të luftës.

“Lufta do të vazhdojë, Unë nuk jam dakord me faktin se lufta mund të mbarojë. Ky është opinioni im. Kanë vdekur shumë njerëz vetëm sa për t’u hedhur tutje. Ju e kuptoni se sa njerëz kanë vdekur. Ti japim territore, por kujt. Të japim për çfarë?”.

Të tjerë shprehen se duhen negociata. Edhe pse nuk besojnë se mund të ketë një armëpushim të përhershëm. 

“Çdo rrugë drejt paqes është ndërtuar nëpërmjet negociatave. Na duhen negociata. Por nuk mund të them që nesër do të ketë paqe kaq thjesht. Kjo nuk do të ndodhë. Sepse armiku vazhdon zvarritet”, shprehet një ushtar i brigadës 58.

Territoret e pushtuara nga ushtria ruse për disa konsiderohen të humbura. Dhe sipas tyre do të duhen qindra vite që të mund të rimerren mbrapsht. 

“Ato janë gati të humbura. Ato territore janë të humbura. Do të duhen qindra vite që ato të rimerren. Jo dhjetëra por qindra vite. Gjeneratat e ardhshme do të duhet të merrem ne ato”.

Ukraina është përpjekur të zmbrapsë pushtuesit rusë që kur filloi lufta më e madhe dhe më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin për të marrë kontrollin e Ukrainës dhe për të zgjeruar sferën e ndikimit të Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos