Për herë të dytë në më pak se një muaj, banorët e Dardaneleve në Turqi po përballen me një zjarr të madh, i cili po shkatërron gjithçka që i del përpara, që kishte mbetur e paprekur nga katastrofa e mëparshme.
Zjarri i ri shpërtheu dje rreth orës 13:30, në një zonë rurale në qytetin Kepez, dhe për shkak të erërave të forta u përhap shpejt në zonat pyjore dhe vendbanimet në Guzelyaly.
Gjatë natës, flakët dogjën shtëpi, kryesisht vila e rezidenca luksoze që ndodhen në këtë zonë të Stambollit, si dhe automjete. Zjarri po ashtu shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Dardaneleve, ndërsa lundrimi në ngushticë u ndërpre pjesërisht nga jugu në veri.
Çanakkale yanıyor
— Eymen Sucu (@sucu_es) August 8, 2025
Çanakkale'de tarım arazisinde başlayıp ormanlık alana sıçrayan yangına havadan ve karadan müdahale ediliyor.#canakkaleyanıyor #SONDAKİKA #tuerkiyeyanıyoryakılıyor #türkiyedeyangın #fire #turkey #news #BreakingNews #turkeyisburning pic.twitter.com/ARkThOM73k
Operacionet e shuarjes së zjarreve, të cilat vazhdojnë prej 24-orësh, përfshijnë 10 avionë zjarrfikës dhe 9 helikopterë, së bashku me një personel prej 760 persoash që po punojnë në terren.
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı raportoi se tre fshatra janë evakuuar, me 2.090 banorë të evakuuar në mënyrë të sigurt.
Në total, Turqia po përballet me 55 vatra të mëdha zjarri në rajone të ndryshme. Përveç Dardaneleve, fronte serioze janë regjistruar në Soma në Manisa, Mudurnu Bolu, Mersin, Aydın, Kastamonu dhe Göksun në Kahramanmaraş. (A2 Televizion)