Autobusi bie nga një lartësi mbi 200 metrash në Peru, 29 viktima

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 07:56 | Bota

Autobusi bie nga një lartësi mbi 200 metrash në Peru, 29 viktima

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në Peru pasi një autobus ra nga mbi 200 metra lartësi në një kanion të martën, teksa po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në qytetin jugor Ayacucho.

Autoritetet bënë të ditur se 13 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale dhe ende nuk duhet shkaku i ëktij aksidenti. Sipas autoriteteve të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.

Rrugët malore të Perusë kanë pasur disa aksidente vdekjeprurëse në vitet e fundit. Në prill 2021, një aksident autobusi ndodhi në departamentin Áncash të Perusë, rreth 450 km nga Lima, duke lënë 20 të vdekur dhe 14 të plagosur.

Në shkurt 2022, 20 persona të tjerë vdiqën dhe 33 u plagosën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një luginë nga 100 metra në provincën Pataz, në Perunë veriore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos