Autokolona e Orban shkakton aksident në Gjermani, humb jetën një polic

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 07:54 | Bota

Autokolona e Orban shkakton aksident në Gjermani, humb jetën një

Autokolona që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban në Gjermani është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, ku për pasojë humbi jetën një oficer policie, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim në Shtutgard, ku makinat shoqëruese goditën një nga motorët e policisë që po ashtu po shoqëronte Orban.

Aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të Hungarisë në Europianin e futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos