Avionë privatë dhe qëndrime në Bali, benefitet dhe dhuratat që marrin anëtarët e Gjykatës Supreme në SHBA

Nga Erjon Dervishi
8 Qershor 2024, 14:49 | Bota

Hije të rënda skandali vërtiten rreth anëtarëve të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarët kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata të tilla si, qëndrime në hotele në Bali të Indonezisë, bileta për koncerte të yllit botëror, Beyonce, si dhe 1,6 milionë dollarë paradhënie për libra dhe për honorare. Të dhënat janë bërë publike në agjencia e lajmeve Retuers, si pjesë e deklarimeve financiare të bëra nga vetë anëtarët e trupës gjykuese në SHBA për vitin 2023. 

Gjyqtari konservator, Clarence Thomas, është kritikuar ashpër pasi nuk ka deklaruar dhuratat e shtrenjta që ka marrë nga biznesmeni republikan Harlan Crow. Aty përfshihej akomodimi në një hotel të shtrenjtë në Bali. Ndërsa gjyqtarja Brown Jackson, ka thënë se ka pranuar katër bileta për koncertin e yllit Beyonce, në vlerë e 3 mijë dollarëve.

Reuters citon se gjyqtarët janë duke u vëzhguar nga afër, pasi po përballen me dilema të mëdha etike, meqë nuk kanë raportuar udhëtime luksoze, disa edhe me aeroplanë privatë. Përveç biletave për koncertin e Beyonces, Jackon ka thënë se ka pranuar edhe vepra arti në vlerë të 12 mijë e 500 dollarëve. Shumat e marra nga gjyqtarët janë të ardhura shtesë përveç pagave të tyre si gjykatës.

Nën presionin dhe kritikat në rritje mbi standardet etike, gjyqtarët miratuan në nëntor kodin e tyre të parë të sjelljes. Kritikët dhe disa demokratë të Kongresit kanë thënë se kodi i etikës nuk shkon aq larg sa për të promovuar transparencën, duke vazhduar t'i lërë vendimet për të hequr dorë nga çështjet tek vetë gjyqtarët dhe duke mos ofruar asnjë mekanizëm për zbatim.

Demokratët përsëritën nevojën për legjislacion muajin e kaluar pasi një nga gjyqtarët e gjykatës supreme refuzoi thirrjet e tyre për përjashtim nga sistemi për shkak të konfliktit të interesit dhe vendimit që ai kishte marrë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos