Avioni i Forcave Ajrore rrëzohet në një shkollë në Bangladesh

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 16:21 | Bota

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kampus kolegji dhe shkolle në kryeqytetin Daka. Autoritetet vendase bënë të ditur se avioni F-7 BGI u rrëzua në kampusin e Shkollës dhe Kolegjit Milestone në lagjen Uttara të Dakës rreth orës 13:00 me orën lokale kur nxënësit po jepnin provime, apo ose po ndiqnin mësimet e rregullta.

Më shumë se më shumë se 100 persona u plagosën ndërsa 83 prej të mbijetuarve, kryesisht studentë, po trajtohen në spitalet në kryeqytet, disa "në gjendje kritike”.

Avioni i Forcave Ajrore rrëzohet në një shkollë në

Videot e pasojave të rrëzimit treguan një zjarr të madh pranë një lëndine që lëshonte një re të trashë tymi në qiell, ndërsa turmat e njerëzve shikonin nga larg.

Zjarrfikësit spërkatën me ujë mbetjet e shkatërruara të aeroplanit, i cili duket se ishte përplasur në anën e ndërtesës, duke dëmtuar grilat e hekurta dhe duke krijuar një vrimë të madhe në strukturë.

Videot në rrjetet sociale treguan njerëz që bërtisnin dhe qanin ndërsa të tjerët përpiqeshin t'i ngushëllonin.

Avioni i Forcave Ajrore rrëzohet në një shkollë në

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Bangladeshit bëri thirrje për donacione për të plagosurit, ndërsa qeveria ka shpallur një ditë zie dhe lutjesh të veçanta.

Avioni i Forcave Ajrore rrëzohet në një shkollë në

Incidenti ndodhi pak më shumë se një muaj pasi një aeroplan i Air India u rrëzua mbi një konvikt të kolegjit mjekësor në qytetin fqinj Ahmedabad të Indisë, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord dhe 19 në tokë, duke shënuar katastrofën më të keqe të aviacionit në botë në një dekadë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos