Pentagoni po konsideron të bëjë shkurtime të rëndësishme në krye të ushtrisë amerikane pasi administrata Trump kërkon të tkurrë qeverinë federale. Kjo është zbuluar nga një dokument informues të marrë nga një zyrtar i mbrojtjes amerikane dhe CNN.
Planet në shqyrtim përfshin konsolidimin e komandave luftarake, ndoshta eliminimin e një drejtorie që mbikëqyr zhvillimin, trajnimin dhe edukimin për forcën e përbashkët dhe ndalimin e zgjerimit të Forcave të SHBA-së në Japoni, përcjell A2 CNN.
Pentagoni po konsideron gjithashtu bashkimin e Komandës Evropiane dhe Komandës së Afrikës në një komandë të vetme me bazë në Shtutgart, Gjermani, dhe kombinimin e komandave të SHBA-së Veriore dhe Jugore në një komandë të vetme AMERICOM, sipas dokumentit të marrë nga CNN.
Dokumenti u përgatit këtë muaj nga zyrtarë të mbrojtjes amerikane për liderë të lartë, pasi Departamenti i Efiçencës së Qeverisë i Elon Musk ka shtyrë Pentagonin dhe agjencitë e tjera federale të bëjnë shkurtime gjithëpërfshirëse për të kursyer para, përcjell A2 CNN.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha në një video muajin e kaluar se DoD do të mbështetej në DOGE për të ndihmuar departamentin "të gjejë mashtrime, shpërdorime dhe abuzime në buxhetin më të madh diskrecional në qeverinë federale".
Buxheti aktual vjetor i ushtrisë amerikane është mbi 800 miliardë dollarë. (A2 Televizion)