Bashkimi Europian ka gjobitur Apple dhe Meta me 700 milionë eurosh (797 milionë dollarë) duke vënë për herë të parë në zbatim ligjin e ri për konkurrencën digjitale, raporton A2 CNN.
Dënimet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Digjitale vijnë mes kritikave nga administrata Trump ndaj BE-së, për atë që e sheh si një sulm të padrejtë ndaj kompanive amerikane.
Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, tha të mërkurën se ka gjobitur Apple (AAPL) me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) dhe kompaninë mëmë të Facebook, Meta (META), me 200 milionë euro (228 milionë dollarë). (A2 Televizion)