Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundje edhe në Greqi

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 12:21 | Bota

Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundje edhe në Greqi

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë të mërkurën, raporton A2 CNN. Sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra.

Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.

Lëkundje të magnitudës 4 të shkallës Rihter pati edhe pak kilometra më në perëndim, në Ksanthi të Greqisë. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos