BE-ja është gati të hapë kapitujt e parë për pranimin e Ukrainës në qershor

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 16:27 | Bota

BE-ja është gati të hapë kapitujt e parë për

Komisioni Europian do të propozojë hapjen e “grupit” të parë të kapitujve negociues mbi anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE më 16 qershor. Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë për Euractiv, sipas të cilit Komisioni do ta paraqesë propozimin në një takim të ministrave të Evropës në Bruksel në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, shkruan A2 CNN.

Takimi i paraprin samitit të liderëve të BE-së më 18-19 qershor, i cili do të jetë në gjendje të votojë për propozimin.

Deri më tani, progresi i pranimit të Ukrainës është bllokuar, kryesisht, nga Hungaria.

Viktor Orbán, ish-kryeministri, bllokoi vazhdimisht çdo përpjekje për të çuar përpara përpjekjen e Ukrainës për në BE. Por pas 16 vitesh në pushtet, ai u rrëzua  në zgjedhjet parlamentare hungareze të marsit, raporton A2 CNN.

Ardhja e Peter Magyar si kreu i qeverisë së Budapestit gjithashtu kontribuoi në përshpejtim. Një takim midis Magyar dhe Volodymyr Zelensky mund të caktohet për në fillim të qershorit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos