“Bëhu ushtar!” Ukraina në hall, nis fushatën e rekrutimeve!

Nga Denisa Pasholli
17 Korrik 2024, 14:18 | Bota

Teksa mijëra djem e burra i kanë rënë rreth e qark Ukrainës, të mobilizuar në luftë ndaj Rusisë që prej 24 shkurtit 2022, janë me mijëra të tjerë që kërkohet të mobilizohen, me ushtarët që dukshëm janë të lodhur pas 28 muajve luftë, shumë më të lodhur muaj pas muaji.

Ka nevojë për fuqi të ri, për vrull të ri, për frymë të re në fushëbetejë. Luftëtarë te ushtarët veteranë janë në frontin e luftës, në përpjekje të vazhdueshme ditë pas dite.

Të tjerë janë mobilizuar në këtë fushatë të radhës për rekrutimin e të rinjve, pavarësisht se nuk ka shumë optimizëm për të shërbyer në ushtri në kohë lufte, edhe pse analistët e ekspertët ushtarakë e pranojnë se rigjenerimi i fuqisë njerëzore me trupa të reja, është një nga sfidat kryesore në fushëbetejë tani.

Presidenti Zelenaky e ka ulur moshën e mobilizimit në ushtri në 25 nga 27 që ishte më parë që në muajin prill dhe firmosi po ashtu dekretin që hynte në fuqi nga maji por nga ajo kohë, vetëm 60 vetë kanë regjistruar të dhënat e tyre online apo pra në një zyre fizike në Kiev dhe kaq është shumë pak.

Absolutisht e pamjaftueshme. Pas 2 muajsh, zyrtarë të ushtrisë ukrainase kanë zbritur vetë në terren për të cuar përpara fushatën e rekrutimeve, së paku të nxisin pjesëmarrjen vullnetare sepse në këtë proces, askush sipas tyre, s’mund të merret me forcë.

Më shumë interes duket se ka në Kiev, edhe mes të rinjve, që gjithsesi e pranojë  se nuk duan një armë në dorë e të luftojnë por pranojnë të shërbejnë në mënyra të ndryshme në ushtri, vetëm përballë rusëve nuk duan të luftojnë.

Ndërkohë, Rusia ecën përpara në këtë proces. Sipas të dhënave zyrtare të një zyrtari të NATO-s, Rusia rekruton gati 30 mijë ushtarë të rinj cdo muaj, një mënyrë kjo për të zëvendësuar edhe të rënët e cdo ditë në lifte.

Ai shtoi edhe se Ukrainas mund ti kundërpërgjigj ofensivës ruse, pa armë e municione, por edhe pa trupa njerëzore.

Vera nuk ngjall entuziasëm tek të rinjtë ukrainas, që zgjedhin më mirë kondicionerin në shtëpi në këtë kohë lufte, sesa të japin kontributin e tyre.

Sipas një sondazhi të realizuar në muajin prill, nga kompania publike Suspilne, gati 50%e qytetarëve ukrainas besojnë se askush nuk do më të mobilizohet në ushtri ndërsa 60% besojnë se fushata e rekurimit dhe mënyra sesi i kërkohet të rinjve të mobilizohen në ushtri, është negative.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos