Besnikët e Assadit ekzekutojnë 14 luftëtarë që rrëzuan regjimin

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 09:09 | Bota

Besnikët e Assadit ekzekutojnë 14 luftëtarë që

Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët në Siri deklarojnë se mbështetësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad vranë 14 trupa të ministrisë së brendshme në një pritë në perëndim të vendit.

Ata thonë se 10 persona të tjerë u plagosën në luftimet pranë portit mesdhetar të Tartous, një bastion i sektit mysliman alavit të pakicës së Asadit.

Raportet thonë se forcat e sigurisë u zunë në pritë teksa përpiqeshin të arrestonin një ish-oficer në lidhje me rolin e tij në burgun famëkeq Saydnaya, afër kryeqytetit, Damaskut.

Pak më shumë se dy javë më parë, presidenca e Asadit ra në duart e forcave rebele të udhëhequra nga fraksioni islamik Hayat Tahrir al-Sham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos