Beteja finale për qytetin kyç të Ukrainës, mjegulla po ndihmon rusët që të pushtojnë Pokrovskin

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 10:20 | Bota

Beteja finale për qytetin kyç të Ukrainës, mjegulla po

Mjegulla e dendur u ka mundësuar trupave ruse të lëvizin më tej në qytetin kyç strategjik të Pokrovskut në Ukrainën lindore.

Korpusi i 7-të Sulmues Ajror i Ukrainës thotë se kushtet e motit, veçanërisht mjegulla e dendur, e kanë shtyrë Moskën të intensifikojë përpjekjet e saj për të futur një numër gjithnjë e më të madh ushtarësh në qytetin e rrënuar dhe për të rrethuar forcat ukrainase.

Trupat ruse kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të pushtojnë qytetin. Ushtria ukrainase thotë se tani mund të ketë nga 300 deri në 500 rusë atje dhe Presidenti Voloydymyr Zelensky konfirmon se situata mbetet e vështirë.

Ndërkohë, shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi, njofton se situata në vijën e frontit në rajonin juglindor të Zaporizhzhias është “përkeqësuar ndjeshëm”, me humbjen e tre vendbanimeve. Megjithatë, Syrskyi tha se Rusia ishte më aktive rreth Pokrovskut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos