Biden me Covid-19, anulon fjalimin dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 07:10 | Bota

Biden me Covid-19, anulon fjalimin dhe rikthehet në Shtëpinë e

Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po kalon simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë. Sekretarja e tij e shtypit, tha se presidenti amerikan është i vaksinuar, pasi ka rezultuar pozitiv për Covid dy herë më parë.

“Ndihem mirë," u tha Joe Biden gazetarëve. Ai do të izolohet në shtëpinë e tij në Rehoboth", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

81-vjeçari, u pa më herët gjatë takimeve të fushatës në Las Vegas, por ka anuluar fjalimin më vonë.

Presidenti është filmuar duke u ngjitur në shkallët e Air Force One, shumë ngadalë. Shtëpia e Bardhë konfirmon infeksionin dhe shton se presidenti do të kthehet në Delaëare, ku do të punojë i izoluar.

Ndërkohë, mjeku i tij siguron se simptomat e Joe Biden janë "të lehta". Temperatura e tij është më pak se 37 gradë dhe "presidenti ka marrë dozën e parë të Paxlovid".

 Sëmundja vjen pasi ai përballet me presion në rritje për t'u larguar për shkak të moshës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos