Bie mbështetja për Trump, amerikanët të shqetësuar për politikat e tij

Nga Rosalba Bejdo
22 Prill 2025, 14:27 | Bota

Mbështetja publike për Presidentin amerikan Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, teksa amerikanët shfaqin shenja shqetësimi lidhur me përpjekjet e tij për të zgjeruar pushtetin.

Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i zhvilluar së fundmi nga Reuters dhe Ipsos, shkruan A2.

Vetëm 42 përqind e personave të intervistuar aprovojnë performancën e tij si President, çka shënon rënie nga 43 përqind që ishte 3 javë më herët dhe 47 përqindëshi i atyre që e mbështesnin në orët e para pas inaugurimit në 20 janar.

Teksa niveli i mbështetjeve për republikanin mbetet më i lartë sesa ai për paraardhësin e tij demokrat, rezultatet e sondazhit të Reuters/Ipsos sugjerojnë se shumë amerikanë janë të pakënaqur me vendimin e tij për të ndëshkuar universitetet që ai i sheh si shumë liberale.

Rreth 83 përqind e mbi 4 mijë të intervistuarve thonë se Presidenti duhet t’i bindet vendimeve të Gjykatës Federale edhe nëse nuk dëshiron ta bëjë këtë. Sa i përket emigracionit, ku edhe gëzon suportin më të madh, 45 përqind e të intervistuarve e mbështesin, por 46% jo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos