Një Papë italian, apo me ngjyrë? Ja emrat që po përfliten për të pasuar Françeskun 

Nga Rosalba Bejdo
22 Prill 2025, 14:21 | Bota

Të parashikosh se cili mundtë jetë Papa i ardhshëm, është shpesh një mision i vështirë. “Kush hyn në konklavë si Papë del prej saj si kardinal”, thotë një shprehje e vjetër italiane, duke paralajmëruar se është e gabuar të investohet besim apo para tek një kandidat i caktuar.

E megjithatë janë disa emra që kanë filluar të përfliten si pasues të mundshëm të Papa Françeskut. Njëri prej tyre është kardinali italian Pietro Parolin, një diplomat i Vatikanit, i cili shihet si kandidat kompromisi mes progresistëve dhe konservatorëve.

70-vjeçari shërbyer si diplomat i kishës për shumicën e jetës së tij, dhe ka qenë sekretar i shtetit që prej 2013, vitin që u zgjodh Françesku. Pozicioni është i ngjashëm me atë të një kryeministri dhe shpesh sekretarët e përgjithshëm konsiderohen si zëvendës Papë.

Një tjetër italian i përfolur është Arqipeshkvi i Bolonjës, Mateo Zuppi, i njohur për aftësitë e forta diplomatike, i cili lëviz me biçikletë rreth qytetit ku jeton.

Një tjetër emër i përfolur është kardinali hungarez Peter Erdo, 72 vjeç. Nëse do të zgjidhet ai do të ishte padyshim një kandidat kompromisi, dikush nga kampi konservator, i cili megjithatë ka ndërtuar ura me botën progresiste të Françeskut. Ai u konsiderua si pretendent edhe në konklavën e fundit në 2013 falë kontakteve të gjera në Europë dhe Afrikë e po ashtu për faktin se shihej si pionier i Evengjelizmit të ri.

Kardinali Mario Grech, nga Malta, shihet si kandidat i mundshëm. 68-vjeçari vjen nga shteti më i vogël në BE, por që prej fillimi ka arritur gjëra të mëdha, duke u emëruar si sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Arqipeshkëve nga Papa, një pozicion me peshë në Vatikan. I parë fillimisht si konservator, Grech u kthye në mbështetës të reformave të Françeskut.

Tjetër emër i lakuar është kardinali Juan Jose Omella, arqipeshkv i Barcelonës. 79-vjeçari ka qenë njeri afër zemërs së Françeskut. Me natyrë të butë, bën një jetë të thjeshtë duke ju kushtuar Kishës, duke promovuar drejtësi sociale e duke përqafuar një vizion gjithëpërfshirës e të dhembshur të Kishës.

Kardinali filipinas Luis Antonio Gokim, i quajtur shpesh si “Françesku i Azisë’ për shkak të angazhimit të ngjashëm ndaj padrejtësive sociale është po ashtu i lakuar si pretendent.

Ndërkohë 76-vjeçari Peter Turkson nga Ghana, do të ishte Papa i Parë me ngjyrë në shekuj. Ai ka qenë i zëshëm në çështje si kriza klimatike, varfëria dhe padrejtësitë ekonomike duke afirmuar njëkohësisht pozicionet tradicionale të Kishës, ndër homoseksualitetit, priftërimit dhe martesës mes një burri e një gruaje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos